Ministri izraelit publikoi një tjetër video të turpshme, i thotë të burgosurit palestinez në sy: “Dua të të vras”

Ministri izraelit publikoi një tjetër video të turpshme, i thotë të burgosurit palestinez në sy: “Dua të të vras”

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, publikoi një tjetër video ku sillet në mënyrë të turpshme ndaj një të burgosuri palestinez dhe i thotë hapur se dëshiron ta vrasë.

Në pamjet e publikuara shihet i burgosuri palestinez Hassan Salameh, të cilin Ben-Gvir e përshkruan si një nga drejtuesit kryesorë të Hamasit.

“Për mua, ky është një rikthim i madh në pikën e nisjes dhe një mbyllje e rrethit! Kur isha adoleshent, protestoja në rrugë pas sulmeve të tmerrshme me bomba ndaj autobusëve të linjës 18 në Jerusalem. Dhjetëra njerëz të pafajshëm u vranë dhe familje të tëra u shkatërruan. Rreth dy javë më parë shkova në burg dhe u përballa me Hassan Salamehun, një nga drejtuesit më të lartë të Hamasit, mik dhe bashkëpunëtor i Yahya Sinwarit. Tirani Mohammed Deif e kishte dërguar në Jude dhe Samari për të organizuar pikërisht ato sulme ndaj autobusëve”, tha Ben-Gvir.

Gjatë bisedës me të burgosurin, Ben-Gvir i tha se në atë kohë ishte një djalë që protestonte në rrugë.

“Dua të të vras, dua të të dënoj me vdekje”, i tha ai.

Ben-Gvir deklaroi gjithashtu se do të vazhdojë politikën e dëbimit të njerëzve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, të cilin e quajti “Jude dhe Samari”.

“Si ministër i Sigurisë Kombëtare, kam ndjekur një politikë që ia ka kthyer jetën në ferr. Dhe, me ndihmën e Zotit, si ministër i Mbrojtjes do të veproj që terroristë vrasës si ai të dënohen me vdekje, si dhe do të çoj përpara politikën e shpërnguljes nga Gaza, por edhe nga Judea dhe Samaria”, deklaroi Ben-Gvir.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova