Një moment nga ndeshja e Ligës së Kombeve ka bërë xhiron e botës dhe ka ngjallur emocione të mëdha, pasi një futbollist irlandez dërgoi një mesazh të fuqishëm për Gazën.
Edhe pse futbollistët e Kombëtares së Irlandës deri në momentet e fundit kishin shqyrtuar mundësinë që të mos dilnin fare në fushë kundër Izraelit, ndeshja megjithatë u zhvillua mes tensioneve të mëdha.
Që në daljen në fushë, lojtarët irlandezë u pritën me fishkëllima. Gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, ata ulën kokat, ndërsa mes lojtarëve të dy kombëtareve nuk pati shtrëngim duarsh.
Në fushë, Irlanda tregoi dominim të plotë dhe kaloi shpejt në epërsi bindëse me golat e Parrott në minutën e 13-të dhe Idah në minutën e 16-të.
Megjithatë, momenti që mori vëmendjen më të madhe ndodhi në minutën e 25-të, kur Moylan shënoi për 3:0 dhe bëri një gjest që po bën xhiron e botës.
Ai hoqi shiritin e zi nga krahu, e ngriti lart drejt qiellit dhe, me lot në sy, e puthi para kamerave.
Të gjithë futbollistët irlandezë mbanin shirita të zinj në krah në kujtim të personave të vrarë në Gaza.

