Shefi i sigurisë iraniane i përcjell Putinit mesazhin e Udhëheqësit Suprem gjatë vizitës në Moskë

Shefi i sigurisë iraniane i përcjell Putinit mesazhin e Udhëheqësit Suprem gjatë vizitës në Moskë

– Siç raporton transmetuesi shtetëror iranian IRIB, Rezaei, i cili shërben gjithashtu si përfaqësues i Udhëheqësit Suprem, është takuar me Putinin në Kremlin.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, i ka përcjellë një mesazh nga Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei presidentit rus Vladimir Putin gjatë një takimi në Moskë, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi shtetëror iranian IRIB, Rezaei, i cili shërben gjithashtu si përfaqësues i Udhëheqësit Suprem, është takuar me Putinin në Kremlin.

Përmbajtja e mesazhit nuk u bë e ditur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi gjithashtu se Putin dhe Rezaei zhvilluan bisedime në Kremlin, por nuk dha detaje të tjera.

Kategoritë
BotaLajme