Policia e Krimeve Ekonomike arreston 12 zyrtarë të ATK-së dhe një afarist

Aksioni i madh i realizuar sot nga njësitet e Policisë së Kosovës nga orët e paradites në disa lokacione të vendit ka rezultuar me arrestimin e 13 personave.

Burime të KosovaNews bëjë të ditur se të arrestuar janë 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një afarist.

Në mesin e të arrestuarave janë dy drejtorë rajonal që veprojnë në kuadër të Drejtorisë së ATK-së për rimbursimin e bizneseve.

Mësohet se dëmet qe i kanë shkaktuar ATK-së kap shifrën e miliona eurove.

Aksioni i cili ka nisur në mëngjes ka të bëjë me dyshimet mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Paradite zyrtarë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pohuan zhvillimin e aksionit.

“Nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”, thuhej nga Prokuroria.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë mësohet se ndaj 12 zyrtarëve dhe një afaristi u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./KN

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi