Pikëpyetje për atë që do të sjellin zgjedhjet në Francë

Partitë e të gjithë spektrit politik u kërkuan francezëve të votojnë masivisht të dielën pavarësisht rezultatit, ndërsa sondazhet parashikojnë se e djathta e skajshme do të fitonte shumicën, por jo atë absolute.

Në raundin e parë, partia “Bashkimin Kombëtar” e Marine Le Pen fitoi një të tretën e votave, duke hapur mundësinë që e djathta e skajshme të drejtojë vendin për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për një shumicë qeverisëse nevojiten 289 vende në Asamblenë Kombëtare.

Punonjësit në komunën franceze Livry-Gargan, pranë Parisit, bënë gjithçka gati në qendrat e votimit të shtunën, në përgatitje për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën.

Presidenti francez Emmanuel Macron mund të përballet të hënën me një surprizë jo të këndshme, nëse e djathta e skajshme fiton zgjedhjet. Nëse ky skenar ndodh, atëherë do të ketë ndikim në punën e zotit Macron si fushën e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme.

Ekspertët thonë se një fitore e partisë “Bashkimin Kombëtar” në këto zgjedhje, e udhëhequr nga Marine Le Pen, mund të zvogëlojë rolin e presidentit Macron si një figurë me ndikim në çështjet evropiane dhe botërore dhe si një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Me shumë prej kandidatëve të tij tashmë jashtë garës, blloku i partive të qendrës së zotit Macron nuk mund të sigurojë shumicën absolute, që i dha atij hapësirë të mjaftueshme manovrimi në mandatin e tij të parë si president nga viti 2017.

Analistët presin që ai të humbasë dhe shumicën që kishte pas fitores në zgjedhjet e vitit 2022, me 245 vende, duke e bërë grupin më të madh të vetëm, megjithëse pa një shumicë të qartë në Asamblenë Kombëtare.

 

Kategoritë
BotaLajme