“Marr përgjegjësinë e kësaj humbjeje si kapiten”, Vedat Muriqi flet pas ndeshjes Kapiteni i Kosovës,

“Marr përgjegjësinë e kësaj humbjeje si kapiten”, Vedat Muriqi flet pas ndeshjes Kapiteni i Kosovës,

Vedat Muriqi, ka reaguar pas humbjes së “Dardanëve” ndaj Austrisë në kuadër të UEFA Nations League.

Muriqi tha se Kosova e kishte të qartë se përballë do të kishte një kundërshtar të fortë, por theksoi se skuadra kishte besim në aftësitë e saj.
Sulmuesi kosovar foli edhe për rastin e artë që pati në minutat e para të ndeshjes, duke pranuar se një gol në atë moment do ta kishte ndryshuar rrjedhën e takimit. “Para se me ardh këtu e kemi ditë se kemi me pasur një kundërshtar të fortë. Kemi besu në lojën tonë. Pata një shans të artë në minutat e para të lojës, po të shënoja do flisnim më ndryshe”, deklaroi Muriqi për Klan Kosova

Kapiteni i Kosovës mori përgjegjësinë për rezultatin, ndërsa theksoi se skuadra duhet të fokusohet te ndeshja e ardhshme.
“Marr përgjegjësinë e kësaj humbjeje si kapiten. Kemi ndeshjen e radhës dhe do shohim se çfarë do të ndodhë. Unë besoj në këtë ekip”, u shpreh Muriqi.

Kategoritë
Sport
Reklamë: ABE Kosova