Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, foli për situatën aktuale të sigurisë dhe politike në botë dhe theksoi se bota duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet e Luftës së Tretë Botërore.
Duke folur për prioritetet diplomatike të Turqisë, Fidan tha se synimi parësor është sigurimi i paqes rajonale dhe globale.
“Unë mendoj se bota duhet ta marrë seriozisht këtë skenar, këtë kërcënim të një lufte të tretë botërore,” tha Fidan.
Ai theksoi se Turqia ka zhvilluar bisedime me të gjithë aktorët në lidhje me luftën në Ukrainë.
“Ne u thamë kolegëve tanë se paqja është thelbësore në lidhje me çështjen e Ukrainës dhe se Rusia duhet të përcaktojë pozicionin e saj”, thekson Fidan.
Ai tha gjithashtu se dy ditë pas bisedimeve me zyrtarët turq, Putin publikoi një listë të hapave të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës.
“Ishte e rëndësishme që presidenti Vladimir Putin ta bënte publike këtë. Diplomacia turke i jep përparësi përpjekjeve për t’i dhënë fund luftërave dhe presidenti ynë gjithashtu ka vullnet në këtë drejtim,” tha Fidan.
Në një bisedë me gazetarët, Fidan iu referua kërcënimeve të Hezbollahut ndaj Qipros dhe paralajmëroi se grekët qipriotë lejuan Izraelin të kthente pjesën e tyre të ishullit në një bazë operacionale.
“Aktorët rajonalë duhet të shohin militarizimin në ishull dhe ta parandalojnë atë”, përfundoi Fidan.