Kurti: Të mos vazhdohet sikur s’ka ndodhur asgjë, të ketë pasoja për sjelljen e Serbisë

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në një tryezë diskutimi “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”, ku ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se para një jave Serbia po punonte në plane uhstarake për aneksimin e territorit tonë e kjo tregon se ajo nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal për anëtarësim në BE.

“Siç kemi parë para një jave Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon qe fqiu ynë në veri nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal për anëtarësim në BE. Është me rëndësi që pas sulmit terrorist të mos vazhdojmë me atë se sikur s’ka ndodhur asgjë, pasi duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të gjithë autorët duhet të mbahen llogaridhënëse për përfshirjen e tyre dhe pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist që erdhi nga veriu në Republikën e Kosovës. Anëtarësia ynë në BE nuk duhet të mbahet peng nga ata që nuk kanë të njëjtin vizion strategjik”, tha Kryeministri Kurti.

Kryeministri tha se sot çështja më e rëndësishme është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi i sulmuesit.

“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti publikisht atë që ndodhi në Banjkë të Zvecanit të dielën e 24 shtatorit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi e dorëzimi i të gjithë atyre që janë duke u përndjekur sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, është shprehur Kurti.

Kreu i Qeverisë ka thënë se sulmet e Serbisë në fshatin Banjskë u kryen nga anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verirore”, të shpallura terroriste nga Qeveria.

“Më lejoni të përkujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, natyrisht në mënyrë ilegale. Andaj, edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, është që shumica e të përfshirëve në këtë sulm terrorist e kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore, ose te te dyjave. Andaj besoj qe diskutimet qe zhvillojne ne vijim, Parlamenti Evropian per nga perfshirja qytetare e demokratike eshte siguria per kosoven, ndeshkimet per sulmuesit dhe të mos provojnë të vazhdojnë me cfarëdo ideje të status quo-s, që mund e nuk duhet ta ketë ndokush”, tha Kryeministri Kurti./Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi