Kosovë, presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njofton Zyra e Presidentes, në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

Sipas presidentes Osmani, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në takim me ambasadorin Angılı, presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Türkiyen.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiyes bëri të ditur së fundmi se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi