Numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën këtë vit ka shënuar rritje për afro 100 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Më shqetësues konsiderohet fakti që mbi 1 mijë nxënës nuk e kanë vazhduar shkollën e mesme, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Përveç kësaj, disa prej tyre në vend të shkollimit, zgjedhin që të punojnë qoftë në mënyrë të ligjshme ose jo.
Ajo tha për KosovaPress se braktisja e shkollimit paraqitet te klasat e 10-ta dhe të 12-ta dhe kjo është shqetësuese.
“Ligji garanton të drejtën për arsim për të gjithë dhe institucionet duhet të kenë vëmendje të reagojnë karshi tendencës së dikujt për të braktisur shkollën, me qëllim që të realizojnë të drejtën e arsimit për të gjithë pa dallim, gjinie, etnie, apo rrethana tjetër… Falë përkushtimit të ekipeve, se unë e thashë se disa funksionojnë shumë mirë, disa më dobët. Tash dikush ka raste, dikush nuk ka raste e të tjera. Nuk mund të paragjykojmë. Rastet e braktisjes kanë rënë ndër vite. Është ulur shifra e braktisjes.
Nëse viteve më parë ishte mbi 1% ose mbi 3% braktisje në arsim të obligueshëm, tani e kemi me 0.05, e kemi pas të viteve më para 0.04% dhe së fundi e kemi 0.09% ose me këtë në shifër i bie 191 nxënës braktisën arsimin e obliguar. Ndërkaq tek arsimi i mesëm i lartë është shifra më e lartë. Janë mbi 1000 nxënës, klasa 10 deri 12, nuk është arsim i obligueshëm, andaj aty edhe nëse e lëshon dikush shkollën, është çështje individuale edhe familjare, nëse dikush ka dëshirë t’i shkollojë fëmijët e tij…
Fëmijët e shkollave, meqë e kemi me të madhe te shkollat e mesme, faktorët janë ekonomikë, familjarë, angazhimi i fëmijëve në punë, mosha të reja angazhohen në punë të ndryshme dhe instanca të tjera të komunës. Duhet të sigurohet mirëqenia sociale nëse ato punë janë të ligjshme ose jo, a janë të rrezikshme ose jo”, tha ajo.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë për KosovaPress se mësimdhënësit janë të zhgënjyer me Ligjin e ri të pagave. Ai thotë se një numër i madh i mësimdhënësve kanë bërë kërkesë për pushime njëvjeçare pa pagesë, sipas tij ky është një mesazh se ata po kërkojnë punë në tregun jashtë Kosovës.
“Mësimdhënësit po ndihen keq kur po del testi PISA dhe testet tjera, se po e shohin se nuk renditemi aty ku duhet. Por, është edhe zhgënjimi i krijuar për shkak të Ligjit të pagave, sepse ata kanë pritur ngritje më të dukshme të pagave, të cilat nuk kanë ndodhur me vendimin e fundit. Gjersa dikur ne ishim të stresuar dhe merrnim lajme për rënien e numrit të nxënësve të cilët iknin me familjet e tyre nga Kosova, tash ky janari neve po na shqetëson shumë.
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë për KosovaPress se numri i rasteve të nxënësve që braktisin shkollën është në rritje, teksa komenton edhe kërkesat e mësimdhënësve për pushime njëvjeçare. Ai thotë se duhet analizuar nëse këto kërkesa kanë qëllime për migrim të mësimdhënësve jashtë vendit ose jo.
Braktisja i ka burimet të tjera që shpesh herë na janë dëshmuar për grupet e margjinalizuara, kryesisht individuale të lidhura me statusin socio-ekonomik të familjes, qoftë me martesa të hershme, me detyrim të punës së detyrueshme e që këto janë probleme shumë më të mëdha e që kërkojnë vëmendje më të madhe. Nuk vlerësoj që ka ndonjë dyndje të mësimdhënësve jashtë profesionit të mësimdhënies.
Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithë përfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.










