Hovenier: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit, por BE vendosë si lehtësuese e dialogut

Hovenier: SHBA e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit, por BE vendosë si lehtësuese e dialogut

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova