Në një grabitje të armatosur që ndodhi të hënën në Podgoricë, autorët i morën rreth 80 mijë euro një punonjësi të kompanisë së sigurimit fizik dhe teknik “C. Security”, sipas vlerësimeve të para, mëson jozyrtarisht TVCG.
Grabitja ndodhi rreth orës 09:00, në rrugën “Avda Međedovića”.
Punonjësi i sigurimit raportoi në polici se dy persona të panjohur i ishin afruar dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kishin marrë paratë që po transportonte në atë moment.
Pas grabitjes, dy autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Drejtoria e Policisë konfirmoi më herët se rasti ishte raportuar menjëherë pas incidentit dhe se zyrtarët policorë po ndërmarrin masa intensive operative për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve përreth, ndërsa ekipet përkatëse policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
