Deputetët në Mal të Zi bashkojnë forcat: Gjuha shqipe me krenari do jehojë në Parlament

Forumi Shqiptar, që udhëhiqet nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, që drejtohet nga Mehmet Zenka, kanë formuar grup të përbashkët parlamentar në Kuvendin e Malit të Zi, ku Nik Gjeloshaj, do të jetë kryetar i këtij grupi.

Në një komunikatë të lëshuar nga këto dy parti thuhet se “ne vendosëm ta bëjmë këtë hap me synimin e bashkimit sa më të madh të shqiptarëve si dhe përfaqësimit të tyre autentik”.
“Vetëm së bashku mund të punojmë për integrimin dhe përparimin e shqiptarëve, ku kjo do të jetë pjesa kyçe e agjendës sonë të veprimit”, thuhet aty.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi