BE: S’dalim me përfundime bazuar në një video, po presim hetim të plotë të sulmit terrorist të së dielës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka folur për sulmin terrorist të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serb u përlesh me Policinë e Kosovës dhe si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se BE-ja po pret që të përfundohen gjitha hetimet në lidhje me sulmin e të dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se të dilet me ndonjë përfundim apo me masa.

Stano ka thënë se të dielën në Kosovë është kryer sulm terrorist.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi