Abbott: Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese, Britania vazhdon kontributin e fuqishëm në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë ditës së sotme ka vizituar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, në Bondsteel, nga ku ka konfirmuar se në Kosovë do të vijnë 200 ushtarë tjerë britanikë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka deklaruar se tani këto ushtarë janë nën komandën e NATO-s.“Kam vizituar kampin Bondsteel për të takuar ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim”, ka shkruat ai në Facebook.

 

Tutje ai ka shtuar se në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR’it.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi