Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të luaj kundër Turqisë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të luaj kundër Turqisë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

“Dardanet” do të garojnë në Ligën B, ku shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion i vendosi në Grupin B4, së bashku me Turqinë, Slloveninë dhe Hungarinë.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Ligës së Kombeve, transmeton Anadolu.

“Dardanet” do të garojnë në Ligën B, ku shorti i hedhur të martën në selinë e UEFA-s në Nion i vendosi në Grupin B4, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) u përfaqësua nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka dhe përzgjedhësja e Kombëtares, Sanije Krasniqi.

Në edicionin e ri, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga 16 kombëtare secila ndërsa 22 kombëtaret e tjera do të garojnë në Ligën C.

Liga A dhe Liga B do të ndahen në nga katër grupe me nga katër skuadra ndërsa Liga C do të përbëhet nga gjashtë grupe, katër prej të cilave me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë të fazës së grupeve do të zhvillohen në periudhën 23 shkurt deri më 6 mars 2027.

Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt janë paraparë për periudhën 13 deri 24 prill ndërsa ndeshjet e dy xhirove të fundit të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 7 deri më 15 qershor 2027.

Kategoritë
Sport