Trump krijon një zyrë të re për të përshpejtuar investimet në SHBA

Trump krijon një zyrë të re për të përshpejtuar investimet në SHBA

Në kuadër të kësaj synohet të lehtësohet puna e atyre që do të investojnë 1 miliard dollarë e më shumë në SHBA dhe të ndihmohen investitorët e huaj dhe vendas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi dekretin për krijimin e një zyre të re për të përshpejtuar investimet në vendin e tij, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës nga Shtëpia e Bardhë, Trump nënshkroi një dekret të ri presidencial.

Zyra e cila në kuadër të dekretit është planifikuar të funksionojë nën strukturën e Departamentit të Tregtisë, pritet të modernizojë proceset e investimeve në SHBA që janë “të ngadalta, të ndërlikuara, të rënda dhe që mundojnë më shumë se sa duhet investimet e huaja”.

Në kuadër të kësaj synohet të lehtësohet puna e atyre që do të investojnë 1 miliard dollarë e më shumë në SHBA dhe të ndihmohen investitorët e huaj dhe vendas.

E planifikuar të menaxhohet nga drejtori ekzekutiv, zyra pritet të jetë përgjegjëse për Programin Inkurajues CHIPS, i cili u zbatua gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Joe Biden.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova