Një shpërthim trondit tregun publik në Jemenin jugperëndimor

Tregu publik në zonën DhuBab të Taizit, pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit, u godit nga një raketë balistike, thanë burime lokale.

Një shpërthim tronditi të mërkurën një treg publik të mbingarkuar në provincën Taiz, në jugperëndim të Jemenit, raportuan burime lokale, transmeton Anadolu.

Tregu publik në zonën DhuBab të Taizit, pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit, u godit nga një raketë balistike, thanë burimet.

Pas sulmit, në zonë shpërtheu panik, shtuan ato, por deri tani nuk ka informacione për viktima apo të plagosur.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan gjithashtu një shpërthim të fuqishëm në tregun e mbingarkuar.

Në pamje shihej një numër i madh njerëzish rreth tregut në momentin e shpërthimit, pasuar nga një re e dendur tymi dhe pluhuri që mbuloi zonën.

Mediat pranë qeverisë jemenase raportuan se Huthit e goditën tregun me një raketë.

Ndërkohë, llogari në rrjetet sociale të afërta me Huthit gjithashtu publikuan pamje të sulmit dhe pretenduan se bëhej fjalë për një sulm ajror.

Kategoritë
BotaLajme