Panik dhe kaos para një shkolle në Turqi: Sulmuesi qëlloi rastësisht mbi kalimtarët dhe plagosi nxënës

Panik dhe kaos para një shkolle në Turqi: Sulmuesi qëlloi rastësisht mbi kalimtarët dhe plagosi nxënës

Një sulmues i armatosur ende i paidentifikuar hapi zjarr pranë Shkollës së Mesme Profesionale dhe Teknike “İnci Üzmez” në Turgutlu, në provincën Manisa të Turqisë.

Sipas informacioneve paraprake, në sulm janë plagosur katër nxënës.

Mediat turke raportojnë se sulmuesi ka qëlluar në mënyrë të rastësishme me armë gjahu ndaj personave që ndodheshin para ndërtesës së shkollës.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësi të policisë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë, ndërsa të plagosurve po u ofrohet trajtim mjekësor.

Mediat kanë publikuar gjithashtu pamje që tregojnë momentin kur sulmuesi mbërrin në vendngjarje, nis të qëllojë dhe njerëzit largohen me vrap.

Prindër të shqetësuar janë mbledhur pranë shkollës, ndërsa autoritetet po punojnë për sigurimin e zonës, sqarimin e rrethanave të incidentit dhe identifikimin e të dyshuarit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova