Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të caktuar datën për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.
Ai ka thënë se BE-ja e vlerëson procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja si dhe vendimin e sotëm.
Szunyog është shprehur se i mbetet KQZ-së të përgatitet për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.
“Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Szunyog, në platformën X.
“BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë këtij procesi”, ka shtuar ai.