Shpërthen zjarri në një fabrikë te “Parku i Biznesit” në Drenas

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë te “Parkut të Biznesit” në Drenas.

Pamjet janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku vërehet tymi i madh.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Telegrafin se incidenti me zjarr ka ndodhur në një fabrikë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit .Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.

Tutje, Ahmeti tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike më vonë.

Telegrafi mëson se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të plastikës, ku zjarri ka përfshirë gjithë objektin.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi