Omani ka regjistruar 17 viktima gjatë 24 orëve, kurse Arabia Saudite 14
Shtatëmbëdhjetë viktima të tjera janë raportuar në Oman dhe 14 në Arabinë Saudite si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, Omani ka regjistruar 1.675 të infektuar dhe 1.685 të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Numri total i vdekjeve ka shkuar në 3.356, kurse i rasteve në 280.235. Ndërkaq, deri më tani, 248.151 persona e kanë fituar betejën me virusin.
– Arabia Saudite
Nga ana tjetër, në Arabinë Saudite janë regjistruar 14 viktima, 1.207 të infektuar dhe 1.195 të shëruar gjatë 24 orëve, njoftoi Ministria saudite e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 7.921, i rasteve në 496.516 dhe i të shëruarve në 476.643.