Ronaldo i jep fund dilemës, qëndron tek Al-Nassr

Ronaldo i jep fund dilemës, qëndron tek Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka treguar planin e tij të ardhshëm në karrierën e tij.

Pas spekulimeve të shumta rreth largimit të tij, ai i dha fund dilemës duke konfirmuar qëndrimin te skuadra e tij aktuale, Al-Nassr.

“CR7”-a, kishte zgjuar interes edhe nga skuadrat pjesëmarrëse të Botërorit të Klubeve.

E ardhmja ime? Në thelb asgjë nuk do të ndryshojë. Të qëndroj tek Al Nassr? Po”, deklaron Ronaldo.

Ronaldo mbrëmë shijoi suksesin e madh të vitit, ku i cili fitoi për herë të dytë Ligën e Kombeve me Portugalinë./IndeksOnline/

Kategoritë
Sport