Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh prej 2-1 në ndeshjen ndaj Komoreve që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ishin mysafirët ata që morën të parët epërsinë duke realizuar në minutën e 12-të përmes Said Bakarit për rezultatin 1-0.
Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Albion Rrahmani ai i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka (1-1).