Albion Rrahmani me një super gol barazon rezultatin ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen miqësore ndaj Komoreve. 

Në sfidën që po luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët. 

Ata realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e 12-të përmes Said Bakari.

Por epërsia e tyre zgjati vetëm shtatë minuta pasi Kosova ia doli të barazojë rezultatin përmes Albion Rrahmanit. 

Rrahmani shënoi për 1-1 në minutën e 19-të duke e lënë pa asnjë mundësi reagimi portierin kundërshtar

Kategoritë
LajmeSport