Rita Ora: Sot më shumë se kurrë duhet të festojmë për rëndësinë e grave

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk ka munguar me një dedikim të veçantë për festën e 8 Marsit.

Ajo ka ndarë disa fotografi të vetes në rrjete sociale, me anë të së cilës uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

30 vjeçarja thotë se sot më shumë se kurrë duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku”.

“Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit! Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Grave”, ka shkruar Ora.

 

Bu gönderiyi Instagram’da gör

 

RITA ORA (@ritaora)’in paylaştığı bir gönderi

Kategoritë
LajmeTë ndryshme