Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë verës.
Siç raportojnë disa media turke, Rashica mund të bëjë rikthimin e tij në Gjermani, me Borussia Mönchengladbachun që ka shpreh interesim për yllin vushtrrias.
Rashica ka luajtur edhe më parë në Gjermani, te skuadra e Werder Bremenit.
Sulmuesi i krahut ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen në këtë verë nëse në adresë të vushtrriasit arrin një ofertë e kënaqshme.
28-vjeçari i ka zhvilluar 41 ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 12 asistime me “bardhezinjtë”.
Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt, është 7,5 milionë euro.