Në pamjet e shpërndara në mediat ruse paraqitet fluturimi i Putinit, i cili ndodhet në kryeqytetin Kazan të Republikës së Tataristanit, me avionin “Tu-160M”
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, realizoi një fluturim me avionin bombardues strategjik rus “Tu-160M”, transmeton Anadolu.
Në pamjet e shpërndara në mediat ruse paraqitet fluturimi i Putinit, i cili ndodhet në kryeqytetin Kazan të Republikës së Tataristanit, me avionin “Tu-160M”.
Putin fluturoi me versionin e zhvilluar të “Tu-160” të cilin NATO e përcakton me emërtimin “Blackjack”, ndërsa edhe dje ai inspektoi një model të të njëjtit avion në kompleksin e prodhimit në Kazan.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një deklaratë për gazetarët shprehu se fluturimi do të zgjasë rreth 40 minuta dhe se destinacioni i fluturimit të avionit nuk do të njoftohet për shkak se është “sekret ushtarak”.
Avioni “Tu-160M” i cili ka kapacitet për të mbajtur armë bërthamore, mund të kalojë shpejtësinë e zërit duke arritur në 2 mijë kilometra.