Greva godet Zagrebin, dy ditë pa transport dhe pa grumbullim të mbeturinave

Greva godet Zagrebin, dy ditë pa transport dhe pa grumbullim të mbeturinave

Për shkak të grevës, tramvajet dhe autobusët e ZET-it nuk qarkullojnë në kryeqytetin kroat ndërsa pasojat e pezullimit të transportit publik janë të dukshme në rrugët e qytetit dhe në stacionet e autobusëve.

Greva e punonjësve të Tramvajit Elektrik të Zagrebit (ZET) dhe “Zagreb Holding”-ut çoi në ndërprerjen e plotë të transportit publik dhe në ndërprerjen në shkallë të gjerë të grumbullimit të mbeturinave në kryeqytetin kroat, raporton Anadolu.

Punonjësit e Tramvajit Elektrik të Zagrebit (ZET) hynë në grevë të hënën në orën 03:30 të mëngjesit, gjë që çoi në pezullimin e transportit publik me tramvaj dhe autobus në kryeqytetin dhe qytetin më të madh kroat.

Për shkak të grevës, tramvajet dhe autobusët e ZET-it nuk qarkullojnë në Zagreb ndërsa në rrugët e qytetit dhe në stacionet e autobusëve vërehen turma njerëzish si pasojë e pezullimit të transportit publik.

Greva u organizua nga sindikatat e punonjësve të ZET-it si dhe nga përfaqësuesit sindikalë të punonjësve të ndërmarrjes “Pastrimi”, e cila, nga ana e saj, kryen grumbullimin minimal të domosdoshëm të mbeturinave para spitaleve, kopshteve etj.

Detajet e kërkesave të tyre dhe rrjedha e mëtejshme e pezullimit varen nga negociatat midis përfaqësuesve të punëtorëve dhe institucioneve kompetente ndërsa aktualisht gjykata kompetente po vendos nëse greva është e ligjshme apo jo.

Përfaqësuesit e sindikatës kërkojnë rritje page, edhe pse paga mesatare e një shoferi të ZET-it është 1.992 euro, ndërsa punonjësit në ndërmarrjen “Pastrimi” kanë një pagë mesatare prej 1.651 eurosh.

Janë shmangur ndërprerjet e mëdha të trafikut sepse qytetarët u organizuan – si me iniciativën e tyre, ashtu edhe në përgjigje të thirrjes së kryetarit të bashkisë.

Vetëm dy tramvaje dhe një autobus janë në qarkullim në qytet gjatë grevës.

Kategoritë
LajmeRajoni
Reklamë: ABE Kosova