“Lajm i shkëlqyer. Në vazhdim: Kosova, Ukraina dhe Bosnja dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë më të fortë dhe një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm lajmin që Türkiye ka rënë dakord ta dërgojë në parlament protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO pas një takimi trepalësh.
Presidentja Osmani në rrjetet sociale tha se tani Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina si dhe Ukraina e kanë radhën të anëtarësohen në NATO.
“Lajm i shkëlqyer. Në vazhdim: Kosova, Ukraina dhe Bosnja dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë më të fortë dhe një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani.
Shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, tha se presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te parlamenti turk për ratifikim.
“Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Erdoğan ka rënë dakord sa më parë të përcjellë në Asamblenë e Madhe Kombëtare protokollin e aderimit për Suedinë dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Vilnius, ku liderët e NATO-s janë mbledhur për një samit.
Stoltenberg gjithashtu tha se bashkëpunimi i Suedisë me Ankaranë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe përtej anëtarësimit dhe të dy vendet ranë dakord të krijojnë një marrëveshje të re dypalëshe të sigurisë.
Shefi i NATO-s shtoi se aleanca do të krijojë për herë të parë një post të koordinatorit special kundër terrorizmit për të “rritur punën e saj në këtë fushë”.
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Suedia përsëriti se nuk do të mbështesë organizatat terroriste YPG/PYD, si dhe organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016 në Türkiye.








