Në Podgoricë, mbrëmjen e kaluar ndodhi një incident i rëndë me armë zjarri në një kafene, ku u plagosën gjashtë persona, njoftojnë Vijesti.me.
Policia arrestoi Mihailo Lakušićin (23 vjeç), i dyshuar për plagosjen e disa personave me armë zjarri pas një zënke që eskaloi në përleshje të armatosur. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të policisë:
- V.Đ. (19 vjeçe) është plagosur në gju,
- L.Š. (23) ka marrë një plagë me armë në këmbë,
- U.Lj. (37) është plagosur në dorë,
- I.M. (25) ka marrë një plagë në këmbë,
- I.J. (43), oficer policie, ka marrë një plagë me armë në dorë.
Të plagosurve u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Për rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë në Podgoricë, e cila ka zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes së bashku me policinë. I dyshuari pritet të dërgohet për procedura të mëtejshme në prokurori.