Përparim Rama arrin në Prokurorinë Speciale, pritet të intervistohet si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini.

Sipas raportimeve të para, Rama pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Përkundër se i pari i kryeqytetit është pyetur nga gazetarët se në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit është thirrur të intervistohet, ai nuk është përgjigjur, raporton telegrafi.

Hetimet për këtë projekt lidhen me dyshimet për parregullsi në procedurat e prokurimit publik, vlerën e kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe pretendimet për manipulim të stafit dhe konflikt interesi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi