Për të dytën ditë me radhë ka nisur marshi i protestuesve drejt Ministrisë së Drejtësisë në shenjë proteste lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, raporton Ekonomia Online.
Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë ditës, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.
