Oxford: Vaksinat COVID-19 akoma mund të funksionojnë në llojin e virusit brazilian

“Këto të dhëna sugjerojnë se anti-trupat natyror dhe të shkaktuar nga vaksinat akoma mund të neutralizojnë këto lloje, por në nivele më të ulëta”, tha Universiteti Oxford

Universiteti Oxford ka theksuar se vaksinat aktuale të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të funksionojnë kundër llojit të virusit brazilian më mirë sesa pritej fillimisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oxford zhvilloi një vaksinë COVID-19 së bashku me kompaninë farmaceutike britanike-suedeze Astra Zeneca.

Prejardhjet e reja të koronavirusit pranohen gjerësisht se janë të paktën disi më rezistence ndaj vaksinave sesa lloji origjinal i koronavirusit.

Hulumtimi nuk është rishqyrtuar nga kolegët, por tregoi se lloji brazilian ishte më pak rezistent ndaj anti-trupave të shkaktuar nga vaksinat, nga sa u shpreh shqetësim fillimisht.

“Këto të dhëna sugjerojnë se anti-trupat natyror dhe të shkaktuar nga vaksinat akoma mund të neutralizojnë këto lloje, por në nivele më të ulëta. Me rëndësi është se lloji ‘P1’ brazilian mund të jetë më pak rezistent ndaj këtyre anti-trupave nga sa u shfaq shqetësim në fillim”, tha Universiteti Oxford.

Studimi zbuloi se ka trefish ulje të nivelit të neutralizimit të virusit nga anti-trupat e gjeneruar nga vaksinat kundër llojit të virusit brazilian, i cili është një nivel i ngjashëm i reduktimit me ‘llojin Kent’.

Lloji i Afrikës së Jugut është shumë më rezistent ndaj vaksinave COVID-19, me një reduktim nëntëfish të vaksinës Oxford/AstraZeneca dhe një ulje 7.6 herë në vaksinën Pfizer/BioNTech.

Kategoritë
BotaLajme