Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete,
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.
Presidentja poashtu theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes.
“Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.