Nesër mblidhet KQZ, prezantohet raporti për verifikimin e nënshkrimeve nga qytetarët në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten do të mbajë mbledhje, ku do të prezantohet raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara nga kuvendet komunale në katër komunat veriore.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi