Negociata me Bislimin në Bratisllavë, Lajçak thotë se kanë marrëveshje rreth hapave të parë të deeskalimit në Veri

Negociata me Bislimin në Bratisllavë, Lajçak thotë se kanë marrëveshje rreth hapave të parë të deeskalimit në Veri

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak, bëri të ditur se gjatë takimit dypalësh sot me Bislimin në Bratislavë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës.

“Pata diskutime intensive dypalëshe sot me Besnik Bislimin në Bratislavë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës në përputhje më deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova