Ministri i Jashtëm turk: Bota me heshtjen e saj për atë që po ndodh në Gaza, bashkëfajtore në gjenocid

Kjo heshtje” do të thotë “se në botë nuk ka më asnjë vlerë morale apo parim themelor të së drejtës ndërkombëtare që mund të shërbejë si kornizë për konfliktet e mundshme të ardhshme”.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, teksa vazhdojnë operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të cilat nisën si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit në Izrael.

Për Fidanin, heshtja është “bashkëpunëtor në gjenocid”.

“Nëse masakra në Gaza nuk ndalet, nëse zgjidhja me dy shtete nuk zbatohet në Palestinë, nuk është e vështirë të parashikohet se këto konflikte do të ndodhin përsëri”, tha ministri turk.

Kategoritë
BotaLajme