Miftaraj nga IKD: Prokurorja në rastin e Lirim Mehmetaj ka bërë një gabim profesional të pafalshëm

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka marrë thirrje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vepër penale.

Ai ka shkruar se Prokurorja në rastin e gazetarit ka bërë një gabim profesional të pafalshëm.

“Prokurorja ne rastin e Lirim Mehmetaj ka bërë një gabim profesional të pafalshëm. E njëjta ka inicuar një rast që i takon kompetencave te PSRK. Ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pa e marrë fare në pyetje gazetarin Mehmetaj”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka shkruar se lajm i mirë është qasja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtine i cili sot ka komunikuar me publikun dhe ka treguar se do ta përmirësoj këtë gabim.
“Sidoqoftë, prokurorët kur janë në pyetje media, gazetaret, liria e shprehjes, demokracia duhet të kenë kujdes të shtuar dhe mos të bëjnë gabime të tilla amatoreske që e cenojnë lirinë e medias dhe shprehjes së mendimit”, ka shtuar Miftaraj. /Lajmi.net/
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi