Mediat izraelite: 12 aktivistët e ndaluar nga Maidleen do të vendosen në qeli të ndara në burgun Givon

Shërbimi i burgut ka bërë përgatitje për mbërritjen e 12 aktivistëve të të drejtave të njeriut që u ndaluan dhe aktivistët, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE), Rima Hassan, do të jenë të veshur me uniforma zyrtare burgu

Mediat izraelite kanë raportuar se administrata e Tel Avivit planifikon t‘i mbajë 12 aktivistët e të drejtave të njeriut, që u ndaluan nga anija Madleen e nisur për të sjellë ndihma në Gaza, në qeli të ndara në Burgun Givon në qytetin Ramle, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës Israel Hayom, shërbimi i burgut ka bërë përgatitje për mbërritjen e 12 aktivistëve të të drejtave të njeriut që u ndaluan dhe aktivistët, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE), Rima Hassan, do të jenë të veshur me uniforma zyrtare burgu.

Thuhet se ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka dhënë udhëzime se asnjë mjet komunikimi, si radio apo televizioni, nuk duhet të vendoset në qelitë e 12 aktivistëve që u ndaluan nga Izraeli, me qëllimin për të ndërprerë kontaktin e tyre me botën.

– Aktivistët e ndaluar po sillen në Izrael

Ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Siebert, në një postim në llogarinë X theksoi se 12 vullnetarët e anijes Madleen po sillen në Izrael nga marina.

Ai tha se është në kontakt me autoritetet izraelite dhe se administrata e Tel Avivit dëshiron që 12 aktivistët e ndaluar të largohen nga vendi.

Ambasadori gjerman gjithashtu theksoi se konsullata i ka ofruar ndihmë vetëm shtetases gjermane në anijen Madleen, aktivistes së të drejtave të njeriut Yasemin Acar.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion nëse anija Madleen, ndaj të cilës ndërhynë forcat detare izraelite, është sjellë ose jo në Portin Usdud (Ashdod).

– Në anije ndodhen 12 persona

Anija 18-metërshe me vela u nis për në Gaza nga porti San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor, në kuadër të misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Koalicioni i Flotiljes së Lirisë” (Freedom Flotilla Coalition) për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të sjellë ndihma në rajon.

Aktivistët në anijen Madleen njoftuan se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre paqësor dhe nuk do të rezistojnë nëse ushtria izraelite ndërhynë.

Ushtria izraelite ndërhyri në anijen Madleen, e cila synonte të thyente bllokadën e Gazës.

Në anije ndodhen 12 persona, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE) Rima Hassan dhe shtetasen gjermane Yasemin Acar, si dhe Hüseyin Şuayb Ordu nga Turqia, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda, Baptiste Andre, Reva Viard, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg dhe gazetarin Omar Faiad.

Kategoritë
BotaLajme