‘Manipulatore’, ‘mashë e Kurtit’, Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së cilës iu publikua një përgjim nga medium Nacionale, teksa ajo bisedonte me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Abazi tha se ndonëse nuk i ka dëgjuar përgjimet, nuk dyshon në, siç tha ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore.

“Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdor Kurti si mashë, kjo mundet me qenë ma e pakta që mundet me dalë në të ardhmen”, deklaroi Abazi për Insajderin.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi