Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen si një nga yjet e sezonit që lamë pas. Me vetëm 17 vjet, ai ishte një nga faktorët kyç në dominimin e Barcelonës në futbollin spanjoll, ku ekipi i tij fitoi tre trofetë më të rëndësishëm të sezonit.
Përveç suksesit me klubin, Yamal arriti të udhëhiqte Kombëtaren e Spanjës deri në finalen e Ligës së Kombeve, ku u mundën nga Portugalia.
Aktualisht, tashmë në Transfermarkt, vlen rreth 200 milionë euro, duke e bërë atë lojtari më të shtrenjtë në botë.
Në sezonin që shkoi, Yamal ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 25 asistime në 55 paraqitje për Barcelonën, duke e konsoliduar pozitat e tij si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.