Ky është 19-vjecari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra më thikë në kufirin Serbi-Kroaci

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi sot janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur, ku njëri prej tyre ka vdekur.

19-vjeçari Shqipron Muçiqi nga Kosova i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, ka ndërruar jetë.

Viktima ishte nga Llapashtica e Podujevës.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët e tyre, ku kanë thënë se Shqiproni humbi jetën në mënyre tragjike dhe rrethana ende të paqarta.Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë si dhe kanë deklaruar se nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi