Kurti nga Greqia: Policinë e reduktuam, tani po e shtrojmë rrugën për zgjedhjet në Veri

Kurti nga Greqia: Policinë e reduktuam, tani po e shtrojmë rrugën për zgjedhjet në Veri

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Twitter se po e zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri.

Kurti shkroi në Twitter se tash janë duke e hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, shkroi Kurti.

“Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”, shtoi kryeministri.

Kurti po qëndron në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova