Kolonët izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa për të shënuar një festë hebreje

Kolonët kryen rituale talmudike në kompleks për të shënuar festën hebraike Shavuot, e njohur gjithashtu si Festa e Javëve

Qindra kolonë izraelitë hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të shënuar një festë hebreje, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, kolonët kryen rituale talmudike në kompleks për të shënuar festën hebraike Shavuot, e njohur gjithashtu si Festa e Javëve.

Burimet lokale vlerësuan se qindra kolonë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe Murin Al-Buraq, të cilin hebrenjtë e quajnë Muri i Vajtimit.

Në raportim shtohet se forcat izraelite mbyllën rrugët pranë zonës së Portës së Damaskut për të siguruar hyrjen e kolonëve në kompleksin e xhamisë.

Forcat izraelite penguan gjithashtu hyrjen e besimtarëve palestinezë në xhami me kufizimeve të rrepta.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte lokacioni i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli më pas aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Kategoritë
BotaLajme