Deputeti opozitar më tej ka thënë se vendosja e serbëve në Kosovë daton që nga shek. XIII (viti 1201 e këndej), pra gjatë periudhës së Dinastisë Nemanjide.
“Pra, si ka mundësi që Kisha e Studenicës të jetë Kishë Serbe, përderisa asnjëherë nuk ka qenë e tillë”, ka pyetur ai.
“Siç e thamë edhe më lart, kjo bazilikë është paleokristine (i takon krishtërimit të hershëm), është ndërtuar përgjatë disa viteve në periudhën e Perandorit Romak, Justinian (527- 565) dhe për kah arkitektura e ndërtimit ka ngjashmëri edhe me bazilika tjera në Kosovë, siç është ajo e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës (Parkun Arkeologjik të Ulpianës)”.
Berisha ka thënë se e dënon fuqishëm “këtë provokim që i është bërë Kosovës dhe kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar që këtë vizitë ta cilësojë si cenim i rendit ligjor dhe kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sepse me vizita të tilla Serbia ka hedhur zjarr në barot edhe në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci gjë që patën rezultuar me luftëra të përgjakshme në ato hapësira”.
Ai po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Studenicës dhe gjithë Istogut që të mos ndërmarrin veprime të ngutshme.
“Si deputet nga Istogu kam bërë pyetje të institucionet e sigurisë, se si është lejuar të ndodh ky provokim që është luftënxitës nga klerikët serbë. Ndërkohë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Studenicës dhe gjithë Istogut, të mos ndërmarrin veprime të ngushtme, derisa të marrim përgjigje të sakta nga institucionet përkatëse të sigurisë”. /Telegrafi/