KF Llapi ka shënuar një fitore të madhe dhe dramatike në udhëtim kundër Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës, e cila u zhvillua sot.
Ndeshja u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe përfundoi 1-0.
Ndeshja u vendos në çastet e fundit, ku Rilind Hetemi shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, duke i siguruar Llapit tri pikë tejet të vlefshme.
Megjithëse vendasit e Dukagjinit dominuan statistikat e përgjithshme të ndeshjes, efikasiteti ishte në anën e skuadrës llapjane.
Me këtë fitore, Llapi shkon në tetë pikë, duke marrë vetëm fitoren e dytë sezonale (pas asaj ndaj Vushtrrisë).
Llapi i Tahir Batatinës është i nënti në tabelë, tri pikë më pak se Feronikeli ‘74, që ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Dukagjini mbetet në 18 pikë.
