Gjen dhuruesen e veshkës në Facebook, kontrolli në rrjetet sociale i dha një shans të dytë për jetën

Një kontroll i zakonshëm në Facebook, bëri që Teresa Levis  nga Karolina e Veriut të gjejë dhuruesen e veshkës. Donatorja, Lynn Watkins, është një mësuese në këtë zonë, dhe pas trezantimit rezultoi se ato kanë qenë të njohura edhe më parë.

Vajzat e tyre sot janë rreth 30 vjeç, por në shkollën e mesme ato kanë qenë në një klasë, ndaj edhe dy zonjat rezultojnë që janë takuar me njëra tjetrën.

“Ne kemi qenë së bashku  ekskursione dhe na bënim bashkë edhe aktivitetet të ndryshme të fëmijëve tanë.  Por kur vajzat tona mbaruan shkollën e mesme dhe kaluan në kolegj, ne humbëm kontaktet. Tha Lynn Watkins, dhuruesja e veshkës.

Por duket se jeta krijon rrethana të ndryshme të cilat I bënë përsëri bashkë dy Linin dhe Teresës.

Lin shprehet se e ndjente se duhet të ishte ajo dhuruesja e këtij organi kaq jetik. Ky transplant ka bërë që  ajo të të përjetojë ndjenja që nuk do të mund t;I përjetonte në asnjë rrethanë tjetër.

Transplanti i tyre u bë në fillim të dhjetorit, dhe para se të hynin në sallën e operacionit, Teresa e pyeti Linin, nëse ajo ndihej nervoze.  Mes të dyjave, dhuruesja nuk ishte aspak nënë tension.

“Dhomat tona ishin krah për krah. Kështu që herën e parë që më detyruan të ngrihesha dhe të ecja pas transplantit, bëra xhiro rreth dhomës, më pas më lanë të hyja në dhomën e Lin dhe ta vizitoja,” shprehet Teresa Lewis, marrësja e veshkave:

Fal Linit, unë mund të shkoj përsëri me pushime e të kalojë kohë me familjen time.  Do te kem mundësi të kryej çdo aktivitet që bëja më parë, madje tani jam entuziaste se do të mund të mbaj të gëzojë dhe nipërit dhe mbesat.

Lin dhe Teresa, sot janë më të lidhura se kurrë, ndaj planifikojnë që mes tyre të ketë më shumë takime dhe kohë të kaluar së bashku.

Kategoritë
BotaLajme