Gaza, rritet në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 23 palestinezë, ndërsa 91 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës është rritur në 37.900.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza nëpërmjet një deklarate me shkrim ka informuar lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 269 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 2 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë mbetur të vrarë 23 palestinezë dhe 91 të tjerë janë plagosur.

Që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 37.900 ndërsa i të plagosurve në 87.060.

Sipas ministrisë, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Kategoritë
BotaLajme