E lodhur, por krenare: Izraelitët publikojnë fotografinë e Greta Thunbergut, pretendojnë se ajo është dërguar për kontroll mjekësor

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka publikuar një fotografi të aktivistes Greta Thunberg pasi marina izraelite mori kontrollin e anijes me të cilën ajo po udhëtonte së bashku me tërë ekuipazhin.

Anija me të cilën udhëtonte drejt Rripit të Gazës grupi i aktivistëve paqësorë i udhëhequr nga Greta Thunberg, pas ndalimit në ujërat ndërkombëtare, tani ndodhet në portin izraelit Ashdod.

Nga ministria izraelite sigurojnë se Greta dhe i gjithë ekuipazhi janë në gjendje të mirë shëndetësore, si përgjigje ndaj kërkesave të organizatave humanitare në Izrael.

Duke u bazuar në njoftimin e mëhershëm për deportim, ekuipazhi i anijes, së bashku me Gretën, do të kontrollohen mjekësisht dhe më pas do të deportohen nga aeroporti David Ben Gurion drejt shteteve nga të cilat janë shtetas.

Kategoritë
BotaLajme